Ora News - Fran Frrokaj lë ambientet e komisariatit, banesa ruhet me policë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata ka liruar nga qelia kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, pas vetëm katër ditësh qëndrimi në dhomat e izolimit në polici.

Pas nje seance që zgjati mbi tri orë, gjykata vendosi që Frrokaj të lihet në "arrest shtëpie". Kjo masë sigurie për të gjithë personat e tjerë të liruar nga gjykata, do ankimohet nga prokuroria e cila nuk është dakord me këtë verdikt.

Vetë Frrokaj e priti vendimin me qetësi. Madje ndërsa mbështetësit e tij shpërthyen në ovacione jashtë gjykatës edhe pse në kushte jo të favorshme atmosferike, Frrokaj I kërkoi nënkryetares së bashkisë që të merren masa për shembjet në rrugën e Kalasë sw Lezhës.

Familjarët dhe mbëshetësit e Frrokajt, përgjatë kohës që qëndronin jashtë gjykatës, shprehen të bindur për pafajësinë e tij dhe akuzonin krerët e pushtetit qëndror për këtë situatë.

Gjykata e Lezhës në seancën e zhvilluar më dyer të mbyllura, i ka kërkuar prokurorisë provat që ka ndaj të pandehurve.

Në orën 12.30, gjykata mori vendim që të zbuste në arrest shtëpie masat e sigurisë edhe për nënkryetarin e Bashkisë, Enver Hafizi, Kryetarin e Qarkut Gjok Ndoka dhe specialistin Dilaver Neli, ndërsa mbajti në qeli Juristin e bashkisë Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefin, specialist hartograf.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fran-frrokaj-le-ambientet-e-komisariatit-te-lezhes

Free Traffic Exchange