Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj," />
Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj,"/>

Ora News - Fran Frrokaj i sëmurë rëndë, Gjykata i heq "arrestin shtëpiak"

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, është i sëmurë dhe me këtë argument të paraqitur nga avokatët e tij mbrojtës, gjykata e Lezhës vendosi lehtësimin e masës së sigurisë, nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje". Kjo masë u mbështet edhe nga prokurori i çështjes që mësohet se i ka mbyllur hetimet për dosjen e bujshme të tjetërsimit të tokave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Me këtë vendim, Frroku rikthehet të drejtojë Bashkinë e Lezhës.

Gjendja shëndetësore e cilësuar nga gjykata, veçanërisht e rëndë, ishte një prej argumenteve mbi të cilat gjykata e Lezhës vendosi të lehtësojë masën e sigurisë për kryebashkiakun Fran Frrokaj.

Ai vu në pranga më 16 mars si i dyshuar për grabitjen e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin bashkë me 22 zyrtarë e persona të tjerë përfitues.

Prej asaj ditë dhe deri këtë të enjte (10 maj 2018), Frrokaj qëndroi në burg dhe më pas në "arrest shtëpie", vendim që gjykata e shkallës së parë Lezhë e ndryshoi në "detyrim paraqitje" dhe ndalim udhëtimi jashtë vendit.

Argumente të tjera sipas vendimit që Ora News e disponon, janë gjendja familjare, ajo sociale dhe profesioni.

Ndryshimi i masës së sigurisë ishte kërkesë e avokatëve mbrojtës të Frrokajt, dhe u mbështet edhe nga prokurori i çështjes Erjon Shehaj, i cili sipas burimeve i ka përfunduar hetimet dhe pritet ta çojë dosjen në gjykatë.

Por gjyqtarit, Artan Hajredinaj, iu deshën tri orë para se të dilte në këtë vendim lehtësues për kryebashkiakun e Lezhës.

Me këtë masë të lehtësuar sigurie, Fran Frokajt i hapet rruga të rikthet në zyrën e kryebashkiakut të Lezhës dhe të paraqitet dy herë në muaj pranë policisë së Lezhës.

Kryebashkiaku, Fran Frrokaj, së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar rreth 235 mijë metra tokë ranishte dhe mal duke e kthyer në pronë private.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lirohet-mark-frroku

Free Traffic Exchange