Pasditen e djeshme kryetari i bashkisë së " /> Pasditen e djeshme kryetari i bashkisë së "/>

Ora News - Fran Frrokajt "i ngrihet" firma e kryebashkiakut, banesa dy katëshe i ruhet me policë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasditen e djeshme kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj la ambientet e komisariatit të qytetit për tu vendosur në banesën e tij dykatëshe.

Me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës, Fran Frrokaj është detyruar të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore deri në fund të hetimeve lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare Rana e Hedhun.

Në këtë vendim Fran Frrokaj urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja "Beselidhja" (ku ka bere pasaportizimin) por mësohet se ky i fundit ka kërkuar që të vendoset në shtëpinë e tij dy katëshe në fshatin Rrilë të Njësisë Shën Koll.

Kamera e Ora News ka filmuar banesën e cila mbrëmjen e djeshme ruhej nga një patrullë polici. Edhe sot paradite gazetari ynë informoi se një patrullë policie është stacionuar aty.

Fran Frrokaj nuk duhet te komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

Ndërkohë njëri prej avokatëve të Frrokajt, tha se kishte paqartësi në vendimin e gjykatës.

"Nuk e dimë ende nëse do jetë me byzylykë apo me policë. Aktualisht sot janë lënë dy policë te banesa e kryetarit Fran Frrokajt" u shpreh Adrian Leka i ftuar mbrëmë në studion e Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fran-frrokaj-zhvendoset-ne-banesen-dy-kateshe-ne-rrile-ruhet-me-polic

Free Traffic Exchange