Lirohet nga qelia Fran Frrokaj. Kryeta" />
Lirohet nga qelia Fran Frrokaj. Kryeta"/>

Ora News - Lirohet nga qelia Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, do hetohet në "arrest shtepie"

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lirohet nga qelia Fran Frrokaj. Kryetari i bashkisë së Lezhës do të hetohet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie" për skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Në orën 12: 30 Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e "arrest shtëpie" për kryebashkiakun. Me të mësuar vendimin ka pasur ovacione nga mbështetësit e Frrokajt.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë 'arrest me burg" për të gjithë të arrestuarit. Fran Frrokaj mbrohej në gjykatë nga avokati Neshat Fana.

Sipas këtij vendimi Frrokaj nuk do të largohet nga banesa e tij në lagjen "Besëlidhja" dhe nuk do të komunikojë me persona të me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

Pas seances që zgjati mbi tre orë Gjykata vendosi "pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal "Arrest në burg" të dhënë ndaj të arrestuarit Fran Frrokaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të "Arrest në shtëpi" me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Fran Frrokaj, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja "Beselidhja" dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

Frrokaj e priti vendimin me qetësi ndërsa mbështetësit e kryebashkiakut demokrat shpërthyen në ovacione jashtë gjykatës ku qëndruan prej orëve të para të mëngjesit. Ata nuk u larguan edhe pse pati reshje shiu të vazhdueshme.

Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë u arrestuan më 16 mars 2018 pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur ?Rana e Hedhun?.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/blindohet-gjykata-sot-seanca-e-vleresimit-te-arrestit-kryebashkiakun-e-lezhes