Ora News - Fran Frrokaj lë ambientet e komisariatit, banesa ruhet me policë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj lë ambientet e Komisariatit të Policisë në Lezhë

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës që vendosi ?arrest shtëpie? një makinë policie e ka shoqëruar Frrokajn drejt banesës, e cila ruhet edhe nga dy efektivë policie.

Vendimi i gjykatës së Lezhës ka mbërritur i zbardhur në komisariat dhe është ekzekutuar nga policia gjyqësore.

Frrokaj do të qëndrojë në arrest shtëpie gjatë vazhdimit të hetimeve për skandalin e tokave.

Gjykata ka urdhëruar një patrullë policie të qëndrojë pranë banesës dhe ta ruajë Frrokajn, i cili duhet të ketë kontakt vetëm me familjarët.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kane tjetersuar dhe kane bere prone private nje siperfaqe te konsiderueshme ranishte ne Shengjin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fran-frrokaj-le-ambientet-e-komisariatit-te-lezhes