Report TV - Basha nga Kurbini flet me emra: Këta janë “peshqit” e mëdhenj që duam në burg

2018-05-10 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri apel shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të dhënë mesazhin se janë kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama.

Në takimin me qytetarët e Kurbinit, Basha tha se drejtësia e vërtetë është motiv kryesor i protestës, por përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, ai do të mbrojë pushtetin e tij kriminal dhe të korruptuar duke penguar reformën e vërtetë në drejtësi dhe integrimin europian të vendit.
?Nuk ka Shqipëri në Europë dhe nuk mund të ketë një Shqipëri në Europë, pa një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze Edi Ramën dhe shpurën e tij të ministrave të korruptuar. Pa arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit nuk ka Europë. Dhe se kjo parti ka lindur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa?- u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.