Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj nga Parlamenti ambasadorit Donald Lu për peshqit e mëdhenj, duke theksuar se ata janë podiumin e qeveris dhe në çdo pritje zyrtare.
Basha: Mos gënjeni veten tuaj zotëri ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më. Peshqit e mëdhenj janë në krahët e tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në Parlament. Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë dhe sot ai nuk del dot më nga vatha e krimit.
Ai nuk është thjesht një politikan ballkanik i korruptuar dhe i inkriminuar, ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar tërësisht nga krimi. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, por ndryshimi i parë është largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të shohë përpara me optimizëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/peshqit-e-medhenj-basha-lu-se-jane-ne-krahet-e-tuaj-ne-cdo-pritje-zyrtare