Basha: Rama ligj per te mbrojtur "peshqit e medhenj"

2018-05-10 0

Ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e Kuvendit, e cila i kërkon organit të akuzës të sjellë prova për arrestimin e deputetëve, Lulzim Basha i cilëson një tentativë të Kryeministrit për zhbërjen e reformës në drejtësi.

Sipas tij, me këtë nismë po tentohet që parlamenti të kthehet në gjykatë duke marrë në mbrojtje ata që pak kohë më parë ambasadori Lu i cilësoi "peshq të mëdhenj".

Lulzim Basha: "Ky është një ligj i posaçëm i prezantuar gjoja si ndryshim i rregullores për të mbrojtur ?peshqit e mëdhenj?. Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të ?peshqve të mëdhenj?, tani duhet të kënaqen me cironka. Nuk po bën gjë tjetër, veçse po zhbën Reformën në Drejtësi, po merr masa që asnjë ministër i korruptuar, bashkëpunëtor i krimit të organizuar, asnjë deputet i korruptuar apo i zhytur në krim, të mos dalë para drejtësisë, por të mbrohet përmes akteve politike të mazhorancës".

Por kreu i grupit kuvendor socialist duke ironizuar deklaratat e Lulzim Bashës, thotë se propozimet e bëra nga socialistët janë thjeshtë integrimi në rregulloren e kuvendit i të gjitha ndryshimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale siç është dhe rasti për të cilin ngre akuza Partia Demokratike.

Taulant Balla: "Thjesht dhe vetëm kemi përshfirë në rregullore atë që thuhet në Kodin e Procedurës Penale. Edhe sikur ta heqin fare nenin 118 nga rregullorja prapë, ne do t'i referohemi këtij kodi. Kemi thjeshtuar procedurat".

Balla thotë se propozimet për ndryshime në rregulloren e kuvendit janë diskutuar me kreun e grupit parlamentar demokrat që në muajin Qershor dhe priten të diskutohen në mbledhjen e këshillit të legjislacionit që është lajmëruar se do të mblidhet të premten.

Free Traffic Exchange