Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në pjesën e tretë të ciklit "Peshqit e mëdhenj notojnë në naftë" në emisionin "Ju flet Moska" Kastrito Myftaraj ka trajtuar sërish çështjen e abuzimeve me rafinerinë e naftës.
Kastriot Myftaraj: Ditët e fundit punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh, i njohur me emrin ARMO me inicialet anglisht si kompani, kanë nisur të thonë se janë tre kompani të huaja që kanë shfaqur interes për të marrë në përdorim rafinerinë dhe se nuk duhet tu nxirret pengesa këtyre kompanive për ta marrë.
Të gjitha pengesat janë pengesa ligjore pasi rafineria e vetme në vend e naftës është keqpërdorur nga të dyja palët e qeverive. Duke siguruar me qindra milionë euro fitime abuzive duke i shkaktuar një dem buxhetit të shtetit.
Problemi është se këta zotërinjte naftëtarë duhet ta kuptojnë se problemi i ARMO-s nuk është problemi i tyre që punojnë atje. Nafta është pasuri e të gjithë shqiptarëve. ARMO megjithëse është privatizuar në mënyrë të dyshimte, nuk dihet akoma saktë pronësia e saj. Është një aset që shquhet, një objekt me rëndësi strategjike, ku tek e fundit shteti ka minimumin të drejtën e 15% pas shitjes së kësaj pasurie.
Shteti nuk mund të heqë kaq lehtë dorë nga ARMO për arsyen e thjeshtë se sipas të gjtiha ligjeve të botës kur ka detyrime për të paguar një kompani private shteti është kreditori i privilegjuar.
Problemi këtu është që këta naftëtarët nuk i kuptojnë këto gjëra, ata duan të marrin rrogën dhe të shfrytëzohen si skllevër. Mjafton të shikosh fyturat e tyre dhe të kuptosh që i kanë të gjitha helmet në trup.
Ata që i nxitin që të flasin kështu janë ca mjeshtra që duan të ripërsëritin atë skemën e dështuar për të fituar përsëri qindra miliona euro. Por nuk është e mundshnme më që të bëhet kjo skemë. Dikush duhet ta kuptojë këtë sepse nuk mund të përsëritet ajo skemë që bëri Sali Berisha në 2007-2013 me ARMO-n dhe Albepetrol, gjeti një biznesmen për të përdoru në të dyja këto. Erdhi kryeministri Rama, skemat e këqija të Berishës i kopjoi shumë bukur. Atë që Berisha arriti ta bëntë njeherë për 5 vjet të funksiononte me Rezart Taçin, e privatizoi ARMO-n dhe i dha mundësi të shiste naftën bruto që nxirrej në vend ta hidhte në treg duke e përzjerë më naftë që vinte nga importi dhe duke nxjerrë qindra miliona euro fitike duke mos paguar taksa tatime, këtë skemë Rama e bëri 2-3 herë me Besnik Sulën. Shpesh duke përdorur edhe të huaj që na i paraqitin si investitorë amerikanë, në fakt ishin sharlatanë që kërkoheshin në vendet e tyre për mashtrime dhe shpërdorime, për borxhe. Ishin futur në listën e zezë të institucioneve amerikane për të mos marrë tendera shtetërore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-peshqit-e-medhenj-notojne-ne-nafte-3