Myftaraj: Në të gjitha vendet e bot" />
Myftaraj: Në të gjitha vendet e bot"/>

Ora News – "Ju flet Moska", Myftaraj: Marka pirate qeveritare e naftës Besoxon

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Myftaraj: Në të gjitha vendet e botës ku ka shtet ligjor, përfshirë dhe vendet e rajonit, përputhet marka e karburantit që shitet me logon e firmës që e shet. Firma që shet karburantin, qoftë kjo firmë e madhe që shet me shumicë, qoftë edhe kompania që shet në stacionet e karburantit, pikat e karburantit.Sipas ligjit në fuqi. Edhe ai që zotëron një pikë të vetme shitje karburanti duhet të ketë statusin e shpk, kompanisë, shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. Duhet përputhur logoja me markën.Duhet të dihet origjina e produktit. Në të gjitha këto raste në botë kur nuk është kjo përputhje shteti vepron duke mbyllur veprimtarinë. Në Shqipëri ndodh një fenomen i çuditshëm. Është krijuar një markë qeveritare e naftës pirate, e çuditshme që quhet Besoxon, duke bërë një lidhje midis emrit të personit me mbështetje qeveritare, oligarkut, Besos të Tajvanit me një shartim të emrit të kompanisë së madhe amerikane nga e cila hyn një pjesë e madhe e naftës nga importi. Kemi një ligj në fuqi që është ligji 8450 dt 24 shkurt 1999 që është ndryshuar shumë herë, për herë të fundit në 2014, me ligjin numër 71 të 2014. Neni 11/6 i këtij ligji thotë: Rafineritë e naftës përgjigjen për markën e prodhimit dhe cilësinë e nënprodukteve të naftës të prodhura prej tyre. Marka ka logon. Neni 15/8 i këtij ligji të ndryshuar nga PS që është në pushtet sot thotë: Stacioneve të shitjes së karburantit u ndalohet të shesin produkte në të cilat janë kryer fallsifikime. Neni 11/6 thotë: Rafineria ka përgjegjësi për markën e prodhimit dhe cilësinë. Në Shqipëri kemi një rafineri nafte shtërore të trashëguar nga koha e komunizimit në Ballsh që njihet si ARMO. Historia e kësaj rafinerie është historia e trishtuar e mbetjeve të industrisë së kohës së komunizimit të cilat shteti nuk kishte mundësi ti rinovonte teknologjikisht pas periudhës post-komuniste, dukeshin shpenzime të mëdha për tu rinovuar. Qindra milionë dollarë apo euro. U bënë hile, u përpoq të vihej në punë duke shitur naftë jashtë standarteve të papranueshme me plumb dhe squfur. E famshmja naftë D2, që kur PD ishte në pushtet e nxirrje në një sasi të vogël oligarku që kishte prodhuar kryeministri Berisha, Rezart Taçi. Sot po bëhet në përmasa të paimagjinueshme nga koha e Berishës, i cili jo se nuk donte ta bënte, kuptohet donte të vidhte bashkë me ata që kishte rrotull. Por ashtu si kanabizimin që e kishte kufizuar në Lazarat edhe këtë kishte frikë ta bënte deri në këto përmasa që po bëhet sot. Sot po ndodh që ARMO megjithëse nuk ka bërë ndonjë ndryshim teknologjik po pushton tregun e karburanteve. Stacionet e karburantit që marrin naftën e ARMO-s e përziejnë me naftën e importit. Në Shqipëri futet naftë Exxon por nuk kemi logun e Exxonit në importues. Kjo sepse Exxon i thotë importuesit shqiptar nuk ta jap dot logon sepse ti nuk të garanton shteti sigurinë që shitet naftë Exxon. E marrin pikat e karburantit dhe e shesin me këtë naftën e Ballshit dhe shesin një produkt...