Report TV - Afera me naftën virxhin, kapet në Zvicër biznesmeni Xhillari

2018-05-08 1

Është arrestuar në Zvicër për llogari të prokurorisë së Fierit biznesmeni Adrian Xhillari, administrator i kompanisë "Tea Construction Petrol".

Arrestimi është kryer për llogari të Prokurorisë së Fierit, pasi kërkohej për skandalin e 4.4 mln litra naftë bruto e zhdukur nga depozitat e kompanisë ?Tea Construction & Petrol?, me administrator Adrian Xhillari. Pas zbulimit të skandalit dhe vijimit të hetimeve, ndaj Xhillarit u nxor një urdhër arresti ndërkombëtar dy vite më parë me akuzën e veprës penale të ?Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë?.

Sasia prej 4.4 milionë litra naftë në pikat e karburantit pa akcizës dhe për më tepër e papërpunuar. Burime për Report Tv thanë se ka nisur procedura për të kërkuar ekstradimin e Xhillarit nga Zvicra drejt Shqipërisë.

Skandali me naftën virxhin
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën ?virxhin? në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.
Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.

Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, ?zhdukja? e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës. Biznesmeni dhe njëherazi administratori i "Tea Construction Petrol" ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2015.