A1 Report - Porositi vrasjen e "pronarit" të Romano Port, kapet biznesmeni Ilir Karçini

2015-08-21 2

TIRANE - Policia ka vënë në pranga porositësin që paguante 120 mijë euro për të ekzekutuar konkurentin në fushën e hidrokaburve.

Ilir Karçini, sipërmarrës I kompanisë importuese Prima Gaz, është arrestuar në Tiranë, dhe më herët Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë në mungesë dhe në fshehtësi të plotë masën e sigurisë më burg për të.

Vrasja e biznesmenit të hidrokarburbere, e parashikur të kryhej në datën 25 janar pranë Kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, u parandalua falë arrestimit nga policia e Tiranës,po atë ditë të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Për këtë vrasje ishte kontraktuar edhe vrasësi tjetër me pagesë Ndriçim Gjikona, por të dy këta u konfrontuan për shkak se Gjikona nuk po sillte automjetin me të cilin do kryehej krimi.

Përplasja mes këtyre dhe frika se mos do vishehsin kundër njëri-tjetrit solli fillimisht rrëfifimin e Gjikonës në polici, dhe më pas kërkesën në izolimin e policisë të Sinanajt për të bashkëpunuar me hetuesit.

Të mërkurën policia kishte arrestuar një tjetër porositës të grupit të vrasësve me pagesë, Marjon Mitron, I akuzuar për vendosjen e eksplozivit në automjetin e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, si edhe për shpërthimin në banesën e kreut të Partisë Demokratike të Vlorës, Ardian Kollozi në 1 qershor të vitit të kaluar.