Report TV - Video e plotë e atentatit në Tiranë Ja si u qëllua me armë Hoxha

2017-08-06 73

re ditë pas atentatit te Komuna e Parisit në Tiranë, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha, policia ka arrestuar 4 autorët në qytetin e Vlorës.

Të arrestuarit janë Dejvis Rrustemaj 27 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj Hoxhës dhe bashkëpunëtorët Klajdi Kodra 27 vjeç nga Tirana, Igler Qose 26 vjeç nga Bulqiza dhe Ardit Xheferri 31 vjeç nga Tirana.

Report Tv ka siguruar videon e plotë të atentatit që iu bën Lorenc Hoxhës nga Dejvis Rrustemaj.

Rrustemaj në kryqëzim ka zbritur nga makina tip BMW dhe është drejtuar për në makinën tip BENZ të Hoxhës duke hapur derën dhe qëlluar në drejtim të tij. Hoxha ka manovruar me shpejtësi duke u larguar, ndërsa Dejvis Rrustemaj më pas hipën në makinë e tij duke vijuar ndjekjen.

Free Traffic Exchange