Report TV - Tiranë, plagoset 30-vjeçari te "Astiri", u qëllua pas sherrit

2018-05-09 4

TIRANE - Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në plagosjen e Gentjan Rrahmanit te Unaza e re në Tiranë. 30-vjeçari është plagosur nga një person tjetër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Burime nga Policia e Tiranës sqaruan për Report TV se fillimisht në rrugën ?Teodor Keko?, Gentjan Rrahmani bashkë me një shokun e tij, kanë qëlluar me sende të forta një person tjetër, duke i thyer edhe xhamin e makinës. I riu që është dëmtuar, pasi ka hipur në makinë ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar me pistoletë Gentjan Rrahmanin.

Autori ka qëlluar me një plumb 30-vjeçarin në pjesën e pasme pranë shtyllëz kurrizore. Autori më pas është larguar me makinë dhe pavarësisht kontrolleve të shumta, nuk u arrit të arrestohej.

Free Traffic Exchange