Mashtrimet e “Bankers” në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemet me nënkontraktohet, ndikimet në mjedis, por edhe detyrimet e pashlyera, kompania naftënxjerrëse ?Bankers? nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Dokumentet e siguruara nga Vizion Plus, faktojnë se ?Bankers? akuzohet nga disa kompani amerikane, të cilave edhe pse kane qene te kontraktuara në procesin e naftënxjerrjes, nuk u janë paguar detyrimet financiare. 1 milionë e 830 mijë e 627 dollarë është detyrimi për të cilin ?Kal Drilling?, një kompani e cila merret ekskluzivisht me vendosjen e sondave dhe hapjen e puseve të naftës, akuzoi ?Bankers? se nuk e kishte paguar për shërbimet e saj. Sipas paditësve, në shtetin e Oklahomës që nga viti 2008 e deri në vitin 2009 pasi firmosën me ?Bankers? për hapjen mirëmbajtjen por dhe vënien në shërbim të të gjitha materialeve për 6 puse nafte, ?Bankers? prishi kontratën si dhe nuk pagoi asnjë detyrim. Krahas kësaj ?Kal Drilling? ofroi shërbime dhe në transportin e naftës, por edhe për këto nuk u pagua. Por ky nuk është i vetmi rast ku ?Bankers?, akuzohet për mosshlyerje detyrimesh në shuma të mëdha. Në vitin 2009 një tjetër kompani e ngjashme me ?Kal Drilling?, ?Bronco Drilling Company? akuzoi ?Bankers? se nuk pagoi detyrimet e saj në shumën e 633 mijë dollarëve për hapjen dhe mirëmbajtjen e dy puseve të naftës në shtetin e Oklahomës. Në këtë rast për shkaqe që ende nuk dihen Bronco tërhoqi akuzat ndërkohë që ?Bankers? vazhdon të konsiderohet si një kompani e cila nuk mund të bëjë biznes në Shtetet e Bashkuara.