https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në tre vitet e fundit, çdo muaj në zonën e Zharrëzës ka rënë të paktën një termet. Këto janë regjistrimet e lëkundjeve që janë shënuar zyrtarisht nga sizmiologjia, pjesë e Institutit të Gjeoshkencave. Por, specialistët dyshojnë se numri i tyre mund të jetë disa herë më i lartë, pasi aparaturat rajonale kapin vetëm lëkundje me magnitude mbi 3 të shkallës righter, pa mundur dot të përcaktojnë shkakun e rënies së tërmetit. Një tërmet në këtë vlerë mund të shoqërohet me një valë lëkundjesh të përberë nga dhjetëra të tjerë më të vegjël. Sipas sizmiologut Edmond Dushi, në Zharrëz do të vendosen pesë aparatura nga të dhënat e të cilave do të përcaktohet nëse tërmetet shkaktohen nga veprimtaria për nxjerrjen e naftës që zhvillon "Bankers Petroleum" apo janë natyrore. Ky është regjistrimi i tërmetit të 21 nëntorit të këtij viti më i fuqishmi nga të gjithë. Dhjetëra shtëpi pësuan dëme të konsiderueshme, përfshirë edhe banesat e një lagjeje të tërë në Marinzë. Aparaturat që do të vendosen në Zharrëz do të përcjellin në kohë reale lëkundjet sado të vogla të jenë ato. Prej vitesh banorët e Zharrëzes kanë bërë përgjegjëse për rënien e tërmeteve kompaninë e naftës "Bankers Petroleum". Dhe lëkundjet për shkak të veprimtarisë njerëzore nuk janë të panjohura në Shqipëri. Në vitin 1985 në Fierzë ka pasur një të tille për shkak të ngritjes së rezervuarit të hidrocentralit, por aktiviteti sizmik ishte i pritshëm. Grupi i punës, i ngritur për hetimin e tërmeteve në Zharrëz do të kujdeset që "Bankers Petroleum" të vijojë normalisht punën, për të gjetur shkakun e vërtetë të dhjetëra lëkundjeve të tokës në këtë zonë.