https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një raport i hartuar në muajin shkurt por i publikuar ditët e fundit, i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka në qendër shqetësimin e ngritur nga banorët rreth zonave ku operon kompania kanadeze "Bankers Petroleum" mbi aktivitetin e kërkimit të naftës. Në raportin e BERZH mbi aktivitetet e kompanisë "Bankers..", përmendet fakti që firma kanadeze ka puse nafte ku uji i përdorur injektohet me presion nën tokë. Në raport citohet: "Mbetjet e ujit janë kryesisht uji i nxjerrë bashkë me naftën dhe i ndarë prej saj. Këto ujëra trajtohen për të pakësuar përmbajtjen e naftës dhe të rërës dhe pastaj transferohen në disa puse të posaçme injektimi në fushë, ku injektohen nën tokë në formacione të përshtatshme". Kjo teknologji që besohet se përdoret nga firma për të shfrytëzuar nëntokën e fushës së Patos Marinzës, dyshohet se shkakton tërmete të vazhdueshme në zonë. Ekspertët i referohen një shembulli në Ohajo, ku në një pus injektimi uji dyshohet se shkaktoi mbi 100 tërmeteve. Rasti është shumë i ngjashëm me Zharrëzën, ku tërmetet po ashtu janë të vogla dhe kanë filluar pasi filloi punën Bankers. Më tej citohen zhvillimet me dosjen hetimore të prokurorisë së Fierit për dëmtimet e banesave në Zharrëz. Kundërshtitë e argumentimeve të Institutit të Gjeofizikës për sa i përket analizimit të lëkundjeve të shkaktuara në zonën naftëmbajtëse në Zharrëz, kanë bërë që prokuroria t'u kërkojë një tjetër përgjigje zyrtare dhe përfundimtare ekspertëve të gjeofizikës. Por pas këtij raporti në Zharrës banorët thonë se kanë ndodhur edhe 2 raste të tjera të tronditjes së nëntokës, në orët e natës. E para në 25 gusht. Por ky tërmet nuk është raportuar nga Departamenti sizmologjik. Ndërsa rasti i dytë, që shton dëmtimet në shtëpitë dhe vazhdon të mbajë nën ankth dhe frikë banorët ishte me intensitet më të ulët. Ai ka ndodhur në datën 7 shtator. Megjithatë firma e naftës, këmbëngul se këto janë tërmete natyrore dhe nuk kanë lidhje me aktivitetin e saj.