https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Lëkundjet nga "Bankers", korrektësi në monitorim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri i kërkoi kompanisë "Albpetrol" që të bashkëpunojë me Institutin Sizmik në Tiranë për të monitoruar lëkundjet e tokës në zonën e Zharrëzës nga kompania "Bankers Petrolium". Sipas tij pas vendosjes së aparateve matës në terren nuk duhet të ketë më abuzime, por t'i jepet përgjigje e menjëhershme komunitetit të kësaj zone lidhur me natyrën e lëkundjeve. Pak ditë më parë, u vendosën aparaturat për matjet e lëkundjeve të tokës në Zharrës Marinëz pas premtimit të bëra disa muaj më parë nga Ministri Gjiknuri në një takim me komunitetin e zonës. Prej 3 vjetësh banorët në këtë rajon ankohen se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga aktiviteti i kompanisë "Bankers", e cila pas përfundimit të grevës së banorëve nuk ka plotësuar akoma detyrimin për rehabilitimin e infrastrukturës dhe ambientit në zonë. Deklaratat zoti Gjiknuri i bëri gjatë analizës vjetore të kompanisë "Albpetrol", e cila do të shkojë drejt privatizimit, por jo në mënyrë abuzive siç u tentua që të bëhej nga qeveria e kaluar. Kompania "Albpetrol" pritet t'i nënshtrohet një tjetër procesi ristrukturimi dhe shkurtimi të punonjësve të saj. Aktualisht në këtë kompani punojnë  2300 punonjës ndërsa janë shkurtuar 655 punonjës gjatë këtij viti.