https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Ministria verifikon "Bankers" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëmtimi i banesave ne komunën e Zharrezes ne Fier, për te cilat banoret akuzojnë kompaninë e naftës "Bankers Petroleum", ka mobilizuar autoritet shtetërore qe te nisin një verifikim te plote te situatës. Nëse do te verifikohet se dëmtimet kane ardhur nga shpërthimet qe kryen kompania naftenxjrrese, drejtues te ministrisë thonë se ajo do te detyrohet te dëmshpërbleje banoret. Por për te realizuar këto matje ne një thellësi deri ne 2000 metra, autoritet shtetërore thonë se nuk kane pajisje te posaçme. Ndaj për te siguruar një aparaturë te tille, duket se është ofruar vete kompania "Bankers", e cila do te financoje blerjen e saj. Abuzimet qe kompania "Bankers" dyshohet se ka kryer, janë te mëdha. Administrata doganore pak dite me pare e gjobiti këtë kompani me rreth 700 mije dollarë, pasi kishte anashkaluar pagesën e akcizës për naftën qe përdorte. Nga ana tjetër kjo kompani se bashku edhe me disa te tjera ne 8 vite kane deklaruar 1.5 miliard leke shpenzime te pafaturuara. Ndërkohë qe deri me sot kompanitë naftenxjrrese, ku bën pjese edhe "Bankers" deklaroje shpenzime te mëdha duke shmangur kështu shlyerjen e detyrimeve qe kane kundrejt buxhetit te shtetit.