https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administrata doganore ka gjobitur kompaninë kanadeze të nxjerrjes së naftës "Bankers Petroleum", me rreth 700 mijë dollarë. Lajmi bëhet publik nga drejtoria e përgjithshme e doganave, e cila pasi ka kryer një investigim, ka arritur në konkluzionin se kjo kompani ka shitur naftë në tregun vendas, duke ju shmangur pagesës së akcizës. Kompania "Bankers" operon në Patos-Marinzë të Fierit, nëpërmjet marrëveshjeve koncesionare dhe ajo është përjashtuar nga pagesa e akcizës vetëm për naftën që përdoret për nevojat e saj teknologjike. Por ajo nuk mund ta tregtojë këtë sasi në tregun vendas. Duke ju referuar të dhënave nga doganat, mësohet se kompania ka shitur pa akcize një sasi shumë të madhe karburanti: plot 627 mijë litra naftë. Për pasojë, kompania i është shmangur detyrimit të pagesës në masën e rreth 230 mijë dollarëve. Kompania kanadeze e naftës së bashku me disa firma të tjera që operojnë në tregun e nxjerrjes së naftës në vend prej më shumë se 8 vitesh nuk kanë paguar tatim-fitimi në buxhetin e shtetit. Kjo situatë është justifikuar me faktin se kompanitë kanë deklaruar shpenzime të larta. Ndërkohë që sipas të dhënave të "Albpetrolit", në 8 vitet e fundit janë 1.5 miliard dollarë shpenzime që kanë deklaruar këto kompani të cilat kanë qenë të pafaturuara. Kjo situatë është një dëshmi se kompanitë e naftës në vend kanë qenë jashtë çdo kontrolli shtetëror. Por kjo nuk është hera e parë që "Bankers Petroleum" bëhet problem për autoritetet shtetërore. Prej vitesh banorët e komunës Zharrez në Fier akuzojnë këtë kompani për shpërthime nëntokësore gjatë nxjerrjes së naftës në puset pranë shtëpive të tyre, duke u shkaktuar dëme të mëdha në banesa. Megjithë denoncimet e herëpashershme të banoreve, kjo çështje nuk ka gjetur zgjidhje deri më sot.