TIRANE- Gjykata e Tiranës vendos të nxjerë urdhër-ekzekutimit lidhur me kredinë bankare prej 450 milion lekë të marrë nga biznesmeni shumë i përfolur kohët e fundit Piro Bare. Vendimi i gjyqtares Enkela Vlora, i hap rrugë procedurave përbarimore, për sekuestrimin e një pjesë të pasurisë, të kompanisë "Romano Port" që administrohet nga bosi i gazit Piro Bare.
Pak ditë më parë ky i fundit ka qënë në shënjestër nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj, pasi ky i fundit ishte paguar me 120 mijë euro nga biznesmeni tjetër i gazit Ilir Karçini, i cili ishte në konflikt të ashpër me Baren. Fatmirëisht vrasja e Bares, është parandaluar nga policia dhe prokuroria, pasi ishin vënë në dijeni të këtij plani. Mirëpo vetëm pak ditë pas publikimit të tij në këtë histori kriminale, një bankë e nivelit të dytë i është drejtuar gjykatës së Tiranës, ku ka kërkuar nxjerjen e urdhëri të ekzekutimit kundër kompanisë "Romano Port", pasi administratori i saj nuk ka shlyer kredinë prej 450 milion lekë të vjetra.
Vendimi i gjykatës
Vendimi i gjykatës së Tiranës është marrë në seancën e parë, e cila ishte caktuar në orën 13:15. Përfaqësuesit ligjorë të bankës që ka depozituar kërkesën, i kanë pohuar gjykatës së debitori "Romano Port" me administrator Piro Baren, nuk ka shlyer kredinë bankare të marrë në këtë bankë që prej vitit 2007. Nisur nga këto kushte avokatët e bankës kanë kërkuar nxjerjen e urdhërit të ekzekutimit me qëllim sekuestrimin e pronave të kompanisë "Romano Port".
Në vendimin e gjykatës thuhet: "...lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për kontratën e kredisë me kufi Nr.5460 rep,nr.1284 kol,dt.24.12.2007 të ndryshuar me amendamentin nr.6048 rep,nr.2093 kol,dt.25.12.2008 dhe amendamentin nr.4719 rep,nr.1054 kol,dt.30.12.2009. Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për marrëveshjen siguruese nr.5461 rep,nr.1285 kol,dt.24.12.2007.Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për marrëveshjen siguruese nr.10 rep,nr.3 kol,dt.05.01.2010. Ngarkohet Zyra e Përmbarimit për ekzekutimin e këtij vendimi...".
Në lojë përmabrimi
Pritet që shumë shpejt tashmë vendimi i gjykatës së Tiranës ti kalojë përbarimit, i cili do ekzekutojë ne teren ose do vendosë ngrirjen e llogarive bankare të kompanisë së gazit "Romano Port". Pak ditë më parë biznesmeni Bare, deklaroi se ka qënë në negociata me bankën e nivelit të dytë dhe se shumë shpejt këtë çështje do e mbyllë, duke nënkuptuar se s'do lejojë që zyra përmbarimore të sekuestrojë pasurinë e tij, që ka ngritur në zonën e Porto Romanos në Durrës.