A1 Report - Vlorë, Gjika: Të prishet, INUK dhe policia te pallati i "Bashës"

2015-08-21 5

TIRANË - Pallati i "Bashës", në Vlorë do të prishet brenda 5 ditësh nga makineritë e e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Ka qenë një letër e drejtuar INUK, nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, që ka paralajmëruar prishjen e këtij ndërtimi.

Vendimi është marrë nga qeveria, e cila ka kompensuar edhe banorët e këtij pallati. Ndërkaq që mëngjesin e sotëm, tek kompleksi "Jon", kanë mbërritur mjetet e INUK të cilat kanë nisur edhe prishjen e murit rrethues. Ndërkaq, Policia e Shtetit, nuk lejon asnjë person që të hyjë në ambientet e kompleksit "Jon".

Rreth orë 15:00 nis nxjerrja e mobiljeve nga ana e banorëve të këtij kompleksi.