TIRANE- Që prej mesditës së ditës së të shtunës, 14 dhjetor , kur kompleksi "Jon" në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë u rrëzua nga një shpërthim i kontrolluar me 300 kg eksploziv të llojit tritol vijon puna për shembjen e pjesës së mbetur të godinës 8 katëshe.
Mjetet e rënda të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë vijuar punën për shembjen e plotë të godinës së mbetur, ndërsa puna ka vazhduar edhe gjatë natës.
Mjetet prerëse, skrepë, matrapikë dhe gërshërë, gjatë ditës së sotme janë përqëndruar në shembjen e kollonave mbajtëse .
Ndërkohë, kreu i inuk Zyhdi Dajti vazhdon të qëndrojë në krye të këtij aksioni që nga momenti i zbarkimit të objektit deri sa objekti të rrëzohet plotësisht.
Nga ana tjetër, rruga nacionale, që lidh Vlorën me Orikumin, tek zona e Ujit të Ftohtë vazhdon të qëndrojë e bllokuar dhe e monitoruar nga ana e forcave te policisë, me qëllim që kalimi i automjeteve të behet nga rruga dytësore që të çon drejt shkollës tregtare.