A1 Report - Vlorë, bllokimi pallatit të "Bashës" Banorët: I kemi blerë me hipotekë

2015-08-21 1

Banorët e kompleksit "Jon", i njohur ndryshe si pallati i "Lulzim Bashës" e kanë kaluar jashtë natën e mbrëmshme. Ata nuk janë lejuar të hyjnë në apartamentet e tyre, pas bllokimit të godinës nga INUK, sipas të cilit pritet të nisin procedurat për shembjen e tij, si ndertim ilegal.

Prej pasdites së djeshme kompleksi Jon i njohur ndryshe i pallatit i "Bashës" në Vlorë është rrethuar me një shirt të verdhë ku lexon "Skenë krimi, Mos kalo". Me këtë shirit dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën 5 katëshe banorët e pallatit nuk janë lejuar të hyjnë, e në këto kushte ata thonë se janë detyrura të kalojnë jashtë natën e mbrëmshme.

Banorët ankohen se ky vendim nuk është i drejtë, pasi sipas tyre disponojnë dokumente të rregullta dhe se apartamentete e tyre janë të hipotekuara.

Kompleksi "Jon", ndërtesa e shumëpërfolur këto ditë si, e cila i përket vjehrrit të Lulzim Bashës në zonën e Ujit të Ftohtë, është bllokuar prej pasdites së të dielës nga Inspektoriati Ndërtimorë Urbanistik Kombëtar dhe po bëhen gati porceduart për shembjen e tij.