Afro tre muaj pasi Dekanati i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja iu drejtua me një letër Ministrisë së Arsimit që të mos kategorizohet si fakultet mësuesie, ende nuk ka marrë një përgjigje për këtë problem, i cili ka ndikuar në uljen e numrit të studentëve.
Vetëm pak muaj më parë MAS tha se po e shqyrtonte kërkesën dhe pritej një takim me drejtues të fakultetit për të gjetur një zgjidhje. Dekani Artur Sula thotë se takimi edhe pse ka kaluar një periudhë e gjata, MAS nuk ka reaguar.
?Mund të themi që nuk kemi asnjë lloj përparimi. Nuk kemi arritur të bëjmë një kontakt me ministrinë. Unë pres që të ulemi dhe të diskutojmë me ekspertë për një zgjidhje sa më të mirë për një fakultet, i cili i duhet Shqipërisë?, tha Artur Sula, dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
E ndërsa këtë vit Fakulteti i Gjuhëve të Huaja kishte 1 mijë kuota, në degët e saj u regjistruan vetëm 500 studentë, shumica prej tyre në anglisht, gjermanisht dhe italisht. Kjo rënie sipas drejtuesve të fakultetit erdhi për shkak të vendosjes së mesatares, e cila këtë vit pritet të jetë 8 për pranimet.
?Mesatarja 7.5 bëri këtë që kufizoi shumë numrin në mënyrë të pajustifikuar, 8-ta do sjellë tronditje. Por kjo nuk është zgjidhja, sepse tek e fundit një gjë nuk e shpëton dot, fiktivitetin në arsimin parauniversitar?, tha Sula.
Pas universitetit të Mjekësisë, fakulteti i Gjuhëve të Huaja është i dyti që del kundër vendosjes së mesatares si kriter për pranimin e studentëve.
Tv Klan