Pak ditë para se të dorëzojë mandatin, qeveria Berisha po privatizon prona në mes të Tiranës. Pasi "rrëmbeu" godinën e SHQUP, u jep privatëve dhe konviktin e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, një godinë 5-katëshe, e rrethuar nga qindra metra katrorë oborr, e cila do t'i jepet me qirauniversitetit privat "Luarasi".
Konvikti i Gjuhëve te Huaja para me shumë se një viti u kërkua nga Universiteti i Tiranës, por kërkesa u refuzua. Ndërkohë që tashmë ky konvikt iu dha një universiteti privat.
Konfidencialisht është mësuar, se ministri i Ekonomisë, Florion Mima, firmosi sot privatizimin e disa pronave njëherësh, që fillojnë me konviktin e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja.