Durresi cel sezonin turistik

2019-06-03 1

Edhe pse sezoni veror është zyrtarisht i hapur prej 1 Qershorit, elementet e sigurisë në plazhin e Durrësin mbeten ende një sfidë. Ligji detyron çdo subjekt privat të ketë një vrojtues plazhi të liçensuar në çdo 80 metra të vijës lineare bregdetare, ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jenë në çdo 200-250 metra plazh. Por sa prej tyre zbatohen në Durrës.

Kemi përshkuar rreth 1 km në plazhin e Durrësit për të gjetur këtë kullë vrojtimi. Subjektet janë bërë gati për të pritur pushuesit, por ndërkohë në ligj parashikohet se vrojtuesit janë detyrim  për të marrë në menaxhim një hapësirë në plazh.

Të tjera kulla që gjejmë janë larg bregut të detit dhe pa shkallë.

Në Federatën Shqiptare ?Vrojtuesit e Plazhit?, ndonëse trajnimet për rojë bregdetare kanë nisur të dielën, numri i aplikimeve është i pamjaftueshëm.

Riva Reçi - Instruktore e vrojtuesve të plazhit : Kemi 20 aplikime për vrojtues plazhi, ndërkohë që duhen të paktën 100 që të mbulojnë pothuajse nevojat që ka plazhi i Durrësit. Aplikimet janë kryesisht individuale dhe më pak nga subjektet.

Rregullat e arta nuk janë të vendosura në hyrjet kryesore të plazhit.

Mungojnë dushet e detyrueshme për çdo 100 çadra e po ashtu kabinat zhveshjeje për çdo kapacitet deri në 50 çadra.

Në mungesë të plotësimit të elementeve të sigurisë në Bashkinë e Durrësit vijojnë aplikimet  për të marrë me qira një hapësirë të plazhit, ndërsa po kryhen edhe inspektimet nëpër subjektet që kanë lidhur kontratë.

Tv Klan