Vlora çel sezonin turistik, por "bojkotohet" nga drejtuesit vendorë

2015-08-22 4

Vlorë- Nën atmosferën dhe vëmendjen më të vakët të pushtetit vendor dhe atij qëndror, Vlora ka çelur sezonin e ri turistik.

Në mungesë të kryebashkiakut, Shpëtim Gjika, kjo ceremoni është hapur zëvendësi i tij, Arben Beqiri, ndërkohë si rrallë ndonjëherë mungonin deputetët e zonës dhe prefektja e qarkut, Etjona Hoxha.

Aktiviteteve te organizuara nga Bashkia i është bashkuar dhe edicioni i Gjashte i "Aulona International Folk", Festival i cili ka celur siparin në qytetin e bukur bregdetar.

Parada e madhe e grupeve folklorike ka nisur nga teatri "Petro Marko" drejt pedonales në skelë duke rritur atmosferën në qytet.