#oranews
Ka mbërritur në portin e Durrësit kroçera e parë për këtë vit duke hapur në këtë mënyrë sezonin turistik për vitin 2019.
Kroçera ?La Belle de L?Adriatique? ka mbërritur mëngjesin e sotëm, ndërkohë që është nisur mbrëmjen e djeshme nga ishulli i Korfuzit në Greqi.
Ajo ka sjellë 134 turistë francezë, ndërsa një javë më parë ka prekur edhe portet e Sarandës dhe Vlorës në kuadër të një turi që po zhvillon duke ndaluar në disa prej porteve të Mesdheut.
Një pjesë e turistëve të huaj kanë planifikuar që përveç qendrave arkeologjike dhe historike të Durrësit, të vizitojnë edhe qytetin e Tiranës.
Kroçera me gjatësi 111 metra dhe me flamur belg do të ankorohet në Durrës edhe shtatë të shtuna të tjera radhazi. Ky është viti i tretë i lundrimit të kroçerës ?La Belle de L?Adriatique? drejt Durësit.
Burime nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë të ditur se këtë vit sezoni turistik ka nisur më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj.
Deri tani autoriteti portual ka marrë njoftim për mbërritjen e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë portin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/durresi-hap-sezonin-turistik-mberrin-krocera-me-134-turiste
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz