Report TV - Homazhet në nder të ushtarakes Zarife Hasanaj

2019-05-29 1

Edhe pse për pak kohë misioni do të mbaronte dhe nëtetarja, Zarife Hasanaj së bashku me kolegët pritej të ktheheshin në atdhe, gjërat nuk shkuan siç duhet. Tashmë kolegët janë kthyer nga Letonia me trupin e pajetë të Zarifes. Ndërkohë ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahen homazhet për t'i dhënë lamtumirën e fundit nëntetares Hasanaj e cila humbi jetën pasi një minë të cilën po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Ndërsa në orën13:00 do të mbahet ceremonia e varrimit pranë varrezave "Dëshmoret e Kombit". Vetë e ndjera është shpallur 'Dëshmor i Atdheut' pasi ra në krye të detyrës. Në nder të saj sot është shpallur ditë zie kombëtrae dhe flamunjtë do të ulen në gjysmë shtizë.