Homazhe në nder të dëshmorëve të Kombit janë zhvilluar në të gjithë vendin. Në të gjitha qytetet, të majtët dhe të djathtë kanë nderuar të ndarë dëshmorët e kombit.
Në qytetin e Vlorës ceremonia ka nisur ne orën 10 ne varrezat e dëshmorëve, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal. Edhe kete 74 vjetor, si edhe në vitet e shkuara nuk kanë munguar noslagjiket e periudhës sëë komunizmit të cilët mbanin në duar fotografitë e Enver Hoxhes.
Në Durrës zyrtarë të pushtetit vendor kanë vendosur kurora me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës, në nderim të aktit të tyre.
Në aktivitetin e Zhvilluar në Fier ka marrë pjesë edhe kreu i grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Rucci i cili shprehu keqardhje që në këtë aktivitet nuk kishte asnjë përfaqësues të opozitës.
Ndërsda në Kukës familjarët e dëshmorëve kanë shfaqur shqetësimin për lënien në harresë të varrzave të dëhsmorëve, të cilat janë dëmtuar tërësisht.
Në qytetin e Lushjnës, në ceremoninë përkujtimore ka marrë pjesë edhe ministrja Eglantina Gjermeni, e cila në fjlanë e saj ka vlerësuar kontributin e paçmuar të dëshmorëve të Atdheut.