#oranews
Politikanët shqiptarë të akuzuar për korrupsion apo vepra të tjera penale I kanë shpëtuar rrjetës së drejtësisë.
Në këtë konkluzion ka dalë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor, ku për Shqipërinë janë vërejtur dhe një sërë problemesh.
?Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale?, thuhet në raport.
Nisja e vettingut konsiderohet një hap pozitiv ku rezultatet e para janë parë me largimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Një tjetër kritikë shkon dhe për poliicnë, ku problem kryesor vijon të mbetet korrupsioni.
Duke u ndalur te mediat raporti nënvizon se ka pasur përpjekje për të dhënë larmi pikëpamjesh, por është vënë re dhe ushtrimi i presionit politik dhe ekonomik.
Madje në raport veçohet se nuk kanë munguar as kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dash-korrupsioni-mungesa-e-fondeve-kufizuan-mediat-e-pavarura-ne-shqiperi
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz