Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dh" />
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dh"/>

Ora News - "Peshqit e mëdhenj", Xhafaj pas takimit me Markun: Kini durim!

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Takimi mes dy zyrtarëve zgjati rreth 1 orë në ambientet e prokurorisë.

Pas takimit, ministri Xhafaj me një deklaratë të shkurtër iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët e pyetën për peshqit e mëdhenj. "Kini durim!", i tha Xhafaj gazetarëve.

Në takim është dhe Ardian Xholi, drejtori i hetimit gjyqësor.

Objekti i veprimtarisë së kësaj Marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.



Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ministri-xhafaj-takim-me-kryeprokuroren-arta-marku