Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja Arta Marku firmosën memorandumin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për vendosjen në zbatim të aksionit kombëtar ?Forca e Ligjit?. Nënshkrimi i dokumentit u bë mëngjesin e të premtes në zyrat e prokurorisë së përgjithshme. Mes këtij institucioni dhe ministrisë së Brendshme ka pasur edhe më parë marrëveshje të tilla por ndryshimi kësaj here është se të dyja institucionet do të rreshtohen në një front për zbatimin e aksionit ?forca e ligjit?.
Pas nënshkrimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ministri i Brendshëm Xhafaj nuk bëri komente por u kërkoi gazetarëve që të bëjnë durim.
Marrëveshja përcakton krijimin e Task Forcës qendrore që do të ekzekutojë operacionin forca e ligjit në ndërveprim mes policisë dhe prokurorisë. Për këtë qëllim, prokuroria do krijojë seksione të veçanta në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër e Lezhë.
Kompetenca e këtyre sektorëve do të jenë hetimi i krimit të organizuar, trafikut të drogës, korrupsionit, krimeve ekonomike dhe krimeve të kryera nga zyrtarët e lartë të përshkruar shpesh edhe si ?peshq të mëdhenj?.
Anëtarët e këtyre strukturave do të jenë prokurorë të verifikuar nga SHISH, ILKDPKI dhe DSIK. Para emërimit në këta sektorë, prokurorëve do tu verifikohet pasuria dhe integriteti ndërkohë.
Marrëveshja ngarkon ministrinë e Brendshme të sigurojë mjete pune dhe ambiente për prokurorët dhe trupën operacionale por edhe ruajtjen e tyre fizike në rast se u rrezikohet jeta për shkak të detyrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ministri-xhafaj-takim-me-kryeprokuroren-arta-marku