Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për avokat Spartak Ngjelën rrëzimi i kandidaturave për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit është tregues se maxhoranca dhe opozita nuk e duan reformën në drejtësi.
I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Ngjela theksoi se politika po luan me reformën duke e zvarritur atë.
Të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj, sipas Spartak Ngjelës do të mund të shihen pas hekurave vetëm pas krijimit të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale. Ai tha se FBI ka nisur të mbledh prova për ta.
Tare: Sulmet e ditëve të fundit janë përshkallëzuar veçanërisht edhe ndaj Ambasadorit amerikan, përveçse ndaj Ambasadores së BE. Janë lidhur edhe me idenë se po ikën janari dhe nuk u arrestuan peshqit e mëdhenj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngjela-ne-ora-news-peshqit-e-medhenj-do-te-kapen-pas-krijimit-te-spak