Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ndodhet në kryeministri në një takim me kryeministrin Edi Rama.
Nuk ka shumë informacion lidhur me vizitën e ambasadorit në kryeministri ndërkohë që kamerat kanë filmuar makinën e ambasadorit të parkuara para kryeministrisë (ora 10:07)
Sot Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Takimi mes dy zyrtarëve zgjati rreth 1 orë në ambientet e prokurorisë. Pas takimit, ministri Xhafaj me një deklaratë të shkurtër iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët e pyetën për peshqit e mëdhenj. "Kini durim!", i tha Xhafaj gazetarëve.
Ndërkohë më 31 janar duke marrë shkak nga një pyetje postuar në facebook-ut të Ora News: "Po tani qe iku janari a besoni se peshqit e mëdhenj do kapen?" Ambasadori Donald Lu reagoi duke deklaruar: Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t?ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t?i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadori-i-shba-se-donald-lu-ndodhet-ne-kryeministri