Albert Veliu është arrestuar në Kosovë. " /> Albert Veliu është arrestuar në Kosovë. "/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Albert Veliu është arrestuar në Kosovë.
I njohur ndryshe si Babalja, ai ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për dëshmi të rreme.
Babalja u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron (Geron) Xhafaj.
Babalja është arrestuar në qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare.
Albert Veliu i cili njihet dhe me pseudonimin "Babale" akuzohet për 'kallzim të rremë në bashkëpunim" dhe "kalim të paligjshëm të kufirit". Prokuroria i kërkoi sot gjykatës vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa mësohet se vendimet i janë dorëzuar policisë për tu ekzekutuar.
Gjithashtu është kërkuar "Detyrim me paraqitje" për gazetarin Jetmir Olldashi i cili dorëzoi videon PD.
Arrest me burg u kërkua dhe për Fredi Alizotin mbi të cilin rëndon akuza e Kallzimit të rremë. Ai është kunati i Veliut dhe mësohet të jetë personi që në disa raste dublon në videopërgjim Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep dëshmitarit X.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestohet-babalja-ne-kosove