Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të premtën para prokurorve është ftuar për tu paraqitur për dy çështje të ndryshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Ervin Saljanji.
Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen ? Xhisiela?. Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.
Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje. Por ndërkohë në të njëjtën ditë por jo në të njëjtin orar, deputeti Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen Babalja.
Saljanji do të pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja, por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për çështjen, ?Babalaja?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ceshtja-xhisiela-prokuroria-therret-lulzim-bashen