Policia ka arrestuar të dyshuarin e gjashtë për grabitjen e miliona eurove në Rinas" /> Policia ka arrestuar të dyshuarin e gjashtë për grabitjen e miliona eurove në Rinas"/>

RTV Ora - Arrestohet i gjashti për grabitjen në Rinas, "daja" i Kosovës

2019-05-28 3

#rtvora
Policia ka arrestuar të dyshuarin e gjashtë për grabitjen e miliona eurove në Rinas, mesditën e 9 prillit 2019.

Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ragip Hajdini 50 vjeç, banues në Pejë dhe i njohur me nofkën ?Daja?.

Arrestimi i ?Dajës? është bërë pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Arrestimi i "Dajës" pas dëshmisë së Bengasit-Dy personat me pseudonimet ?Daja? dhe ?Tani? që ende është në kërkim janë zbuluar nga dëshmia e Alkond Bengasi punëtorit që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, i fundit ky që pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.

"Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te ?Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake?, "Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë", - njofton Policia.

Elton Pikli mbetet në burg, Oltion Veseli kerkon lirinë-Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 32-vjeçarin, Elton Pikli, i arrestuari i pestë për grabitjen e 9 prillit në Rinas. Vendimi është dhënë nga togat e zeza gjatë seancën në ngarkim të tij, i cili u arrestua teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë, ndërsa akuzohet për disa vepra penale.

Ndërkohë një nga të arrestuarit për grabitjen, Oltian Veseli, ka kërkuar lirimin nga qelia. Ai ankimoi masën 'arrest me burg' caktuar të mërkurën nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Grabitja e miliona eurove në Rinas është thuajse një ngjarje e zbardhur, pasi policia dhe grupi hetimor kanë zbuluar thuasje emrat e të gjithë grupit.

Të arrestuarit deri tani:

-Alkond Bengasi

-Oltion Veseli

-Elton Pikli

-Renaldo Sula

-Saimir Çela

-Ragip Hajdini

Rolet e autorëve në grabitje - Lidhur me rolet e secilit nga personat e përfshirë, viktima Admir Murataj, i veshur me këmishë të bardhë, ishte një nga më aktivët e grupit.

I dyshuar si organizator kryesor, ai nuk ngurron të lidhë vetë bllokun e betonit për t?i hapur rrugën furgonit për t?u futur në pistën e aeroportit.

Rol aktiv kanë patur dhe vëllezërit Klement e Eldi Çala, që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit të futur brenda aeroportit, të cilët janë shpallur në kërkim.

Nga të arrestuarit, Alkond Bengasi, i afërm i vëllezërve Çala, rezulton të ketë modifikuar furgonin me logon ?Hetimi Tatimor?, i cili sipas policisë është i vetmi nga grupi i cili ka lënë gjurmët e gishtave brenda furgonit.

Dy të arrestuarit e tjerë, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, dyshohet se kanë pasur rol aktiv gjatë grabitjes. Ndërsa Renaldo Sula dhe Saimir Çela, dyshohen se kanë pasur rol mbështetës për të larguar grupin pas grabitjes, ndërsa roli i të arrestuarit të gjashtë, ?Dajes? së Kosovës nuk dihet ende.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-arrestohet-i-dyshuari-i-gjashte
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on ...