Report TV - Balla: PD kërkoi pazar në shtator për të ndryshuar ligjet e Vettingut, nuk pranuam

2018-10-04 0

Taulant Balla tha sot nga foltorja e Kuvendit se PD kërkoi pazar në nisje të sesionit parlamentar për të ndryshuar ligjet e Vettingut. Kryetari i grupit parlamentar theksoi se maxhoranca iu përgjigj negativisht një oferte të tillë nga opozita e cila sipas tij synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëare të Hetimit, strukturë e cila do hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në akte korruptive apo dhe kriminale.

Kur ne nisëm këtë sesion, PD ofroi pazar për ndryshimin e 7 ligjeve. Ne nuk do të bëjmë kurrë pazar për Vettingun e Drejtësisë. PD ka sjellë në Kuvend dy faqe letër dhe synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk bëhet Vettingu duke shkuar në hotele. Ata duhet të jenë sot këtu që çojnë përpara reformës në drejtësi.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
'Vettingu nuk bëhet nëpër hotele', Balla ironi me Bashën
Kryetari i grupit parlamentar socialist ka komentuar edhe propozimin e opozitës për Vettingun në politikë. Duke u ndalur te bojkoti nga PD dhe LSI, Balla ironizoi se "Vettingu nuk bëhet nëpër hotele", lidhur me mbledhjet që ka zhvilluar opozita paralelisht me Kuvendin në disa qytete të vendit, por duke marrë pjesë në punimet e seancave për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Balla tha se përveç PD, Lulzim Basha ka marrë peng edhe LSI-në.

Këto tre vendime janë konfirmimi më i qartë i faktit se kush e ka bindjen dhe me seriozitet vettingun ne drejtësi. Dhe këtu është dallimi mes nesh dhe të munguarve të sotëm, është mbështetja më e qartë e jona për reformën. Për shkak të mungesës së kryetarit, nuk kishin hotel sot për të shkuar. Sot halli i opozitës është Lulzim Basha. Sot ai jo vetëm ka marr peng partinë e tij, por edhe të Monikës.