Report TV - Organet e Vettingut, "Ligjet" miratojnë numrin e punonjësve

2018-05-02 0

Pas debateve të ashpra për disa orë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar numrin e punonjësve për organet e Vettingut. Është miratuar numri i punonjësve për Kolegjin e Apelimit, Komisionin e Kualifikimit dhe Komisionerin Publik.

Ligjet kanë miratuar 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar. Në fund, vetëm me votat e mazhorancës, Komisioni miratoi 50 punonjës për Komisionin e Kualifikimit nga 65 që kishte kërkuar. Komisionerit Publik i dha 26 nga 53, ndërsa atij të apelimit vetëm 37 nga 68.

Ndërkohë, anëtarët e Partisë Demokratike janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, duke mos votuar një pikë, që kishte të bënte me propozimin për shtimin e numrit të punonjësve.

Menjëherë pas largimit nga mbledhja, deputeti Halimi foli për media, ku i bëri thirrje mazhorancës të reflektojë deri ditën e enjte, kur pritet të mblidhet seanca plenare.

?Jemi kundër mazhorancës për të shkurtuar numrin e punonjësve të organeve të Vettingut. Mosvënia në dispozicion e stafit të mjaftueshëm për organet e Vettingut do të përbënte kërcënim ndaj veprimtarisë tepër të rëndësishëm të tyre. I bëjmë thirrje mazhorancës që të reflektojë deri ditën e enjte?, tha Halimi.