Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar mbi organikën e institucioneve të ligjit të Vettingut. Kryetarja e Kolegjit të Apelit, Natasha Mulaj, ka deklaruar se është rishikuar struktura e institucionet e Vettingut me kryetarin e këtij komisioni, Ulsi Manja.
?E kemi rishikuar strukturen me z. Manja?, tha Mulaj.
Pjesë e diskutimit është bërë dhe kryetarja e Komisionit të Kualifikimit, Genta Tafa (Bungo), e cila është ankuar për reduktimin e disa kërkesave për staf.
?Na jane reduktuar disa kerkesa per staf. 12 shofere duhet te jene punonjes te Gardes qe te jemi te mbrojtur si deputetët dhe ministrat. Themelet e institucionit une i kam, por me vone nga fluksi i punes, do te kerkoj shtese ne organike. Ne nuk mund te parashikojme volumin e punes. Ne do te bejme detyren pavaresisht gjithçkaje.