Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dolën në një konferencë për median për të dhënë detaje lidhur me arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal "Bajri"
Emrat e te arrestuarve
Prokurorja deklaroi arrestimin e 11 personave pjesë e ketij grupi kriminal ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim.
1- Behar Bajri i arrestuar në Rotedam
2- Ahmet Halluni i arrestuar në Roterdam
3- Ilir Rustemi i arrestuar më 6 shtator
4- Ermal Plaku i arrestuar më 6 shtator
5- Ahmet Bilali
6- Armir Grimaj
7- Safet Rustemi
8- Fabiol Rexhepi
9- Ismet Idrizi
10- Denis Brajovic
11-Klaudio Hoxhalliu
Dy persona janë në kerkim
Ata akuzohen për dy vrasje të ndodhura në vitin 2001 dhe 2002 si dhe javët e fundit akuzohen se kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie të shumave të parave
Operacioni është ndërmarrë mesditën e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Roterdam, Tiranë, Shkodër
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shkruante ne Twitter: Operacioni ?Forca e Ligjit? goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-e-prokuroria-ne-konference-median-arrestimin-e-bajrit