Ka përfunduar në prangat e policisë" />
Ka përfunduar në prangat e policisë"/>

Ora News - "Stresi" pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me kokainë e armë në hotel

2018-10-17 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka përfunduar në prangat e policisë këngëtari Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Policia thotë se këngëtari i njohur ndryshe si "Stresi" është pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur sot masën e sigurisë "arrest me burg" në lidhje me veprën penale ?Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake?.

"Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë ?Trafikim narkotikësh? dhe ?Krimeve kundër personit'", thuhet në deklaratë.

Policia thotë se gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit ?Pjetro Beretta? , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se "Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë ?Trafikim narkotikësh? dhe ?Krimeve kundër personit?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqerohet-ne-polici-stresi

Free Traffic Exchange