Në fillim të shtatorit Shkodra u zgj" />
Në fillim të shtatorit Shkodra u zgj"/>

Ora News - Shkatërrohet grupi kriminal "Bajri" emrat e 11 të arrestuarve, dy në kërkim

2018-09-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fillim të shtatorit Shkodra u zgjua në rrethimin e forcave RENEA dhe ato Speciale. Pas aksionit u deklarua ndalimi i katër personave, si dhe sekuestrimi i mjeteve të blinduara dhe armëve. por aksioni duket se ka qenë vetëm fillimi. Mbrëmjen e së premtes, Specialët kanë realizuar një tjetër operacion rrufe duke ndaluar dhe 5 persona të tjerë, mes të cilëve dhe Safet Bajrin të kërkuar nga Belgjika. Aksioni është realizuar njëkohësisht dhe në Holandë, ku kanë rënë në pranga dy persona të tjerë. Në deklaratën për mediat, prokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu theksuan se qëllimi ishte shkatërrimi i grupit "Bajri".Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal. Hetimet kanë zgjatur rreth 6 muaj.

Shkatërrohet grupi kriminal "Bajri", një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit", e cilësoi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj përmes një postimi në Twitter.

Njëmbëdhjetë persona u arrestuan në kuadër të hetimit 6 mujor me dhjetra orë përgjime mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, apo vëzhgimeve dhe me dron. Dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Mes të arrestuarve është dhe Safet Bajri, pjesëtarë të fisit të tij, Bajri si dhe ish-kampioni i boksit me Vllazninë dhe ish kandidat i PD-së për deputet në Shkodër, Armir Grimaj.

Paraditen e 22 shtatorit (ora 10:00) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dolën në një konferencë për median për të dhënë detaje lidhur me arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal "Bajri" dhe operacionit të koduar "Oaz"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-e-prokuroria-ne-konference-median-arrestimin-e-bajrit

Free Traffic Exchange