Debat për deftesat, Vokshi: Kërkoni ndjesë! Nikolla: I jam drejtuar Prokurorisë për akuzat

2018-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Edukimit u përfshi në debat lidhur me dëftesat e arsimit parauniversitar, mungesën e tyre për klasën e 9-të dhe problemin vendor të hasur në to.

Vokshi: Ja ku thuhet, dëftesat do ndahen në shtator pasi nuk kanë ardhur.

Nikolla: Zonjë, ato paçavure që ke përpara nuk janë të Ministrisë së Arsimit.

Vokshi: Zonja ministre, jemi për të sjellë zërin e 420 mijë fëmijëve dhe nuk po flasim për maturantë. Ju lutem, bëni llogaritë sepse keni mbaruar gjoja matematikë. Bëni llogaritë, 420 mijë fëmijë janë deri në maturë.

Ministrja Nikolla duke hedhur poshtë pretendimin tha se i është drejtuar prokurorisë për akuzat e opozitës, që nga deputetët e opozitës u interpretua edhe si presion dhe kërcënim.

Nikolla: Mungesa e etikës është ajo që ju karakterizon, ndaj do ju përgjigjesha me Linditën etike. Do ti shkoj deri në fund në organet e drejtësisë të gjithë akuzave që janë bërë publike në adresë të personit tim.

Boçi: Ju jeni përgjigjur dhe në formë kërcënuese në lidhje me cështjen e prokurorisë. Në fakt, e mirëpres ftesën tënde të shkojmë bashkë, se kush është denoncuesi im do e gjejmë atje, në prokurori.

Në këtë Komision u diskutuan disa ndryshime të ligjit parauniversitar që përfshijnë ngritjen e shkollës së drejtorëve dhe punësimin e mësuesve, që opozita i konsideroi si të tjera përpjekje për të politizuar procesin arsimor.

Pjesë nga debati në Komision

Vokshi: Keni mashtruar publikisht në lidhje me lëshimin e dëftesave për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin parauniversitar. Keni gënjyer për dëftesat, ja ku e keni dëftesën që është e gabuar dhe ju e keni mohuar këtë fakt. E keni çuar në shkolla, keni deyruar mësuesit të lënë pushimet dhe të vinë në shkolla dhe më pas i keni urdhëruar të kthehen mbrapsht 35 mijë dëftesa lirimi për të cilat dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Keni mashtruar kur keni thënë se dëftesat janë shpërndarë, kemi mesazhe ku mësuesit thonë se do ndahen në shtator.Duhet tu kërkoni ndjesë të 420 mijë fëmijëve që nuk marrin dot dëftesat. Do ishte në dinjitetin tuaj që një minimalisht një ndjesë publike dhe pa kërcënuar deputetët e opozitës se jeni ju që keni shpërdoruar detyrën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debat-deftesat-vokshi-kerkoni-ndjese-nikolla-i-jam-drejtuar-prokurorise-akuzat