Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Strategjia e opozitës për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve ka vijuar edhe në komisionin e medias. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi kërkoi firmen e deputetëve për një draft deklaratë ku dënohej dhuna e ushtruar kundrejt kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike, si dhe thirrjen e Kasmit në një seancë dëgjimore të hënën. Kjo deklaratë nuk mori miratimin e deputetëvë të PS, pasi sipas Fidel Yllit gazetari nuk kishte mjet identifikues dhe po shtynte drejt policisë
Pas këtyre akuzave publike për qeverinë braktisen komisionin duke e lënë kryetarin e AMA-s të raportojë vetëm para deputetëve socialistë.
Vokshi: Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale. Nga ajo çka kemi parë nga fotot dhe videot, kemi forcat e policisë të cilat janë afruar në mënyrë të qëllimshme për ta goditur. Me urdhër të Ramës dhe Ministrit të Brendshëm ja si e keni goditur, e kam shoqëruar vetë në spital, ka marrë goditje të thellë, ka 10 qepje në kokë.Ne si deputetë të këtij komisioni kemi hartuar dhe një deklaratë, do ju ftoja dhe ju ta firmosni. Të gjithë ne duhet të pëpiqemi për lirinë e medias, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.
Në deklaratë kërkohet thirja me urgjencë e një senace dëgjimore me kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, ditën e hënë, katër qershor, ora 11.
Deklarata kërkon gjithashtu zbardhjen me përparësi të kësaj ngjarje të rëndë për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarit si dhe i bëhet thirrje kryeministrit Rama dhe MInistrit Xhafaj të dënojnë dhunën policore ndaj kryeredaktorit të gazetës opozitare dhe të distancohen menjëherë nga çdo akt dhune, shantazhi dhe intimidimi që u bëhet gazetarëve dhe njerëzve të medias.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debat-tek-media-bledi-kasmin-vokshi-mos-bertit-fidel-ylli-jam-sportist-adrenaline