Dhunimi i kryeredaktorit të gazetës Rilind" /> Dhunimi i kryeredaktorit të gazetës Rilind"/>

Ora News - Debat tek "Media" për Bledi Kasmin, Vokshi: Mos bërtit! Ylli: Jam sportist, adrenalinë

2018-05-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhunimi i kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike në protestën e opozitës të shtunës dominoi mbledhjen në Komisionin e Medias, duke shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, së bashku me kolegët opozitarë kishte hartuar dhe një deklaratë përmes të cilës dënonte dhunën ndaj Kasmit dhe ftoi kolegët e PS ta firmosin.

Vokshi: Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale. Nga ajo çka kemi parë nga fotot dhe videot, kemi forcat e policisë të cilat janë afruar në mënyrë të qëllimshme për ta goditur. Me urdhër të Ramës dhe Ministrit të Brendshëm ja si e keni goditur, e kam shoqëruar vetë në spital, ka marrë goditje të thellë, ka 10 qepje në kokë.Ne si deputetë të këtij komisioni kemi hartuar dhe një deklaratë, do ju ftoja dhe ju ta firmosni. Të gjithë ne duhet të pëpiqemi për lirinë e medias, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Në deklaratë kërkohet thirja me urgjencë e një senace dëgjimore me kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, ditën e hënë, katër qershor, ora 11.

Deklarata kërkon gjithashtu zbardhjen me përparësi të kësaj ngjarje të rëndë për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarit si dhe i bëhet thirrje kryeministrit Rama dhe MInistrit Xhafaj të dënojnë dhunën policore ndaj kryeredaktorit të gazetës opozitare dhe të distancohen menjëherë nga çdo akt dhune, shantazhi dhe intimidimi që u bëhet gazetarëve dhe njerëzve të medias.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debat-tek-media-bledi-kasmin-vokshi-mos-bertit-fidel-ylli-jam-sportist-adrenaline

Free Traffic Exchange