TIRANE-Sot ishin thirrur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për t?u përballur Taulant Balla me Lulzim Bashën, pasi kryetari i grupit të PS, e paditi liderin e PD për shpifje për rastin e dosjes së 3.4 mln eurove. Shefi i grupit të PS e akuzoi Bashën për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me dosjen e sekuestrimit të 3.4 mln eurove që u bllokuan në makinat ?Toyota? dhe për shpifje, pasi ky i fundit, akuzoi Ballën se ishte garant i dërgesës së parave të siguruara nga veprimtari të paligjshme në vendet e Europës, të cilat po tentoheshin të futeshin në vendin tonë të fshehura në dy automjete.
E ndërsa Balla ishte i pranishëm në orën 13:00 te Krimet e Rënda, Basha jo, pasi ndodhet në një vizitë në SHBA. Në mungesë të Bashës, Balla i kërkoi avokatit të tij që ta përfaqësojë në seancë, ndërsa tha se nuk e ul nivelin të përballet me avokatët e liderit të PD, por kërkon atë përballë. Në prononcimin për mediat nga Krimet e Rënda, Taulant Balla u shpreh se Basha nuk ka burrëri që të përballet, prandaj është larguar në SHBA, ndërsa i sugjeroi që të japë llogari për lobimin rus në Amerikë. Përsa i përket dosjes së 3.4 mln eurove, Balla paralajmëroi se nesër do të depozitohen në prokurori prova të reja, që sipas tij e implikojnë me përgjegjësi ligjore Bashën, pasi sipas tij, ka njohje me dy kushërinjtë Vladi që janë në kërkim. Basha deklaroi se dy kushërinjtë Vladi kanë qenë në çadrën e PD, ndërsa i kërkoi prokurorisë që të marrë në pyetje Bashën.