Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia dhe të arrestuarit për " /> Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia dhe të arrestuarit për "/>
#rtvora #oranews
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia dhe të arrestuarit për rastin "Toyota Yaris".
Këtë të premte trupa ka vendosur të ndryshojë masën në detyrim paraqitje për biznesmenin Alban Mollaymeri, Agim Çekajn, Klevis Cani dhe Edi Lika, që ndodheshin në paraburgim prej vitit 2018.
Po ashtu edhe për dy të tjerët Elvis dhe Alfred Vladin, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, tashmë është dhënë vendimi për detyrim paraqitje.
Dosja e 3.4 milionë eurove të zbuluara në dy automjete në portin e Durrësit është bërë shkak dhe për përplasje proceduriale.
Hetimi nisi fillimisht në prokurorinë e Durrësit, e cila ia kaloi çështjen Krimeve të Rënda nën argumentin se bëhej fjalë për pastrim të parave.
Por edhe në këtë rast nuk u gjet zgjidhje. Para krijimit të SPAK, Krimet e Rënda ia kaluan çështjen Gjykatës së Tiranës, e cila ka rrëzuar akuzën për grup kriminal për të përfunduar në vendimin e kësaj të premte me detyrim paraqitje.
Ky vendim vjen në vazhdën e kalimit të afateve të paraburgimit të të pandehurve pas trnasferimit nga njëra gjykatë në tjetrën.
Çështja e "Toyota Yaris" në fakt është bërë shkak edhe për përplasjet politike ku kryetari i PD ka akuzuar Taulant Ballën.
Pas kësaj Balla ka paditur në gjykatë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shfryhet-dosja-e-bujshme-e-34-mln-eurove-ne-toyota-yaris-6-te-pandehurit-te-lire
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp